Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka deklaruar edhe një herë se çështja e taksës së vendosur nga Kosova për Serbinë duhet të diskutohet.
Ahmeti ka thënë se nëse merret ndonjë vendim për taksën duhet të jetë i përbashkët.
Për çështjen e taksës Ahmeti konsideron që gjëja më e keqe do të ishte të lëshojmë pe pas një jave apo dy jave.
Më mirë sipas tij do të ishte që nëse vendoset pezullimi i saj, të deklarohet se kemi vendosur të gjithë së bashku, e Serbia i ka 90 ditë për arritjen e marrëveshjes, e në rast të dështimit rikthehet taksa automatikisht, e kjo do të ndodhë edhe nëse ju vendosni veç edhe një kusht më tepër.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate deklaroi se është koha përfundimisht që të gjithë të ulen bashkë, përfshi edhe subjektet opozitare, dhe të merret një vendim për taksën, pasi askush nuk dëshiron ta marrë përgjegjësinë, të dalë të kërkojë heqjen e taksës, e pastaj ai faj t’i mbetet personit që ka kërkuar këtë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?