Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, takoi zëvendësministren për Punë të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou, në Forumin Ekonomik të Delfit, me ç’rast ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për Kosovën në proceset integruese rajonale dhe evropiane.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili po mbahet këto ditë në Greqi. Në kuadër të këtij forumi, më 11 prill 2025, zëvendësministri Ahmeti ka zhvilluar një takim me Zëvendësministren për Punë të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou.
Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se gjatë takimit u vlerësua mbështetja e Greqisë për Kosovën në proceset integruese rajonale dhe evropiane.
“Në qendër të diskutimit në mes të dy homologëve ishin avancimi i marrëdhënieve bilaterale, forcimi i shkëmbimeve ndërmjet institucioneve, si dhe rëndësia e zgjerimit dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim e MPJD-së.
Tutje bëhet e ditur se zëvendësministri Ahmeti theksoi rëndësinë e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe e ftoi Papadopouloun për një vizitë në Kosovë./Arbresh.info
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur