Kryetari i Shpend Ahmetit thotë se përkundër arsyes së protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, është brengosëse që as pas 17 vjetëve, nuk ka dhënë askush llogari për vrasjen e dy aktivistëve.
Sot janë bërë 13 vjet prej kur u vranë dy aktivistët Mon Balaj e Arben Xheladini gjatë demonstratave të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje kundër pakos së Ahtisaarit.
Shpend Ahmeti ka shkruar se të gjithë duhet t’i brengosë vrasja e dy aktivistëve, edhe nëse s’pajtohen me arsyen e protestës.
“Pa marr parasysh se a pajtohemi me protesten e 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit, vrasja e Arben Xheladinit e Mon Balaj, dhe plagosja e dhjetëra tjerëve pa llogaridhënie e dënime duhet të na brengos të gjithëve. Sot kujtojmë Arbenin e Monin! #kosova #drejtësi”, ka shkruar ish-zyrtari i Vetëvenmdosjes, në Twitter.
Edhe Kryeministri Kurti pasi bëri homazhe pranë varreve të dy aktivistëve, tha se UNMIK duhet të japë përgjigje rreth vrasjes së Balajt e Xheladinit nga policia.
Ndërkaq, Partia Socialdemokrate, të cilën Shpend Ahmeti e ka udhëhequr deri para disa muajve, ka dalë me një aksion, ku ka vendosur një pasqyrë pranë pllakës memoriale të të rënëve. Pasqyra, sipas tyre, është simbolikë për kryeministrin Kurti.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend