Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj ish-kryeministrit të vendit dhe kryetari të LDK-së Isa Mustafa.
“Nesër e ka padinë për shpifje se mendon që veç e bën shpifjen edhe për këto ka me u përball. Se unë kurrë nuk kam shkua me aeroplan privat në asnjë ndeshje. Por kam shkua me fluturim normal. Nuk është në rregull me shpifje të ulëta mu fsheh pas Arbanit”, ka deklaruar Ahmeti.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, më tej ka thënë se do të vjen dita ku Mustafa do të përballet edhe me 70 dosjet, të cilat i ka deponuar Vetëvendosja, ndaj Mustafës sa ishte kryetar i Prishtinës./telegafi
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje