Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka biseduar në telefon me kryeministrit Albin Kurti për bashkërendim në masat e ndërmarra për situatën e krijuar nga virusi Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.
Ahmeti para se të kalonte në PSD, ishte një nga zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje duke i fituar dy herë zgjedhjet në Prishtinë me këtë parti./arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...