Burim Ahmetaj, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, pjesë e Komisionit Qëndror Zgjedhor, në Kosova Direkt të Klan Kosovës ka thënë se procesi është duke ecur mirë, ndërsa janë evidentuar shkelje të vogla, gjatë procesit zgjedhor.
Ai ka deklaruar se mospërputhje mes votave dhe nënshkrimeve ka pasur në Skenderaj, në Prizren një vendvotim nuk ka dorëzuar material zgjedhor, por nuk ka komentuar pretendimet se 200 vota nga Serbia mund të jenë plotësuar nga një person.
“Kemi përfunduar procesin e rinumërimit të 280 vendvotimeve. Tani jemi në procesin e numërimit të votave me postë. Kemi përfunduar numërimin e 2000 prej tyre, ndërsa 3000 të tjera do t’i numërojmë nesër”.
“Sa i përket deklararave per rreth 200 vota nga Serbia që thuhet se janë plotësuar nga një person, neve nuk na intereson kjo gjë. Të gjitha votat me postë janë proceduralisht në rregull”.
“Në Skenderaj ka pasur mospërputhje mes votave dhe nënshkrimeve. Kështu KQZ ka vendosur të rrisë tolerancën, që këto vendvotime të kalojnë”.
“Një vendvotim në Prizren nuk ka dorëzuar material, ndaj ne e konsiderojmë se ai nuk është hapur fare”.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...