Ministrja në largim e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka theksuar se ka më tepër se një javë që është duke e trajtuar çështjen se a janë duke u larguar qytetarët ilegalisht nga Kosova, për në vendet e Bashkimit Evropian (BE), gjegjësisht drejt vendeve perëndimore.
Ajo në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se mundësia e përsëritjes se eksodit të vitit 2015, vazhdon të jetë brengë dhe çështje e angazhimit të saj.
“Nga bisedat me drejtorin e policisë dhe me institucionet tjera përkatëse, del se linjat e autobusëve janë të njëjtat dhe se nuk ka ndonjë ndryshim. Nuk kemi numër të rritur të linjave. Pastaj edhe në bisedat me shtetet anëtare të BE-së, nuk na kanë thënë se ka rritje të numrit të azilkërkuesve”, ka shtuar Ahmetaj.
Sipas saj, qytetarët e kanë të garantuar lëvizjen e lirë, duke shtuar se i kanë marrë të gjitha masat që ta ndërpresin këtë fenomen.
“Secili nga ne e dimë se Kosova trajtohet si vend i sigurt i origjinës, ku asnjë qytetar nuk ka të drejtë të marrë azil. Ne e kemi këtë brengë në vazhdimësi. Jemi të përgatitur të bëjmë gjithçka që është e mundur, që një gjë e tillë të mos ndodhë”, ka theksuar Ahmetaj.
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri