Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga kryeministri i vendit për votim të disa projektligjeve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se këto ligje duhet të votohen, përcjell arbresh.info.
Sipas tij, kërkesa e kryeministrit për këtë seancë është bërë pikërisht si vullnet i mirë i Qeverisë.
“Këto ligje sa më shpejt të amandamentohjet dhe të kalojnë në seancë pleanre. Kërkesa e kryeministrit për séance të jashtëxakonshme pikërisht ka pasur këtë motiv dhe nuk duhet kuptuar si ndërhyrje por si një vullnet i mirë i Qeverisë. Kosova ka nevojë t’i kryejë obligimet e veta sa më shpejt që të mundemi në mënyrë që të mos ankohemi pastaj se nuk po na plotësohen disa kërkesa që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Isufi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...