Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që të thërrasë kryesinë dhe të thirret seancë për diskutim të programit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.
“Kisha kërku që ta ftojë kryesinë dhe ta propozojë temën të flitet për programin qeverisës se kanë nevojë të gjithë të shohin se cfarë përmbanë ky program,” është shprehur Isufi në seancë plenare në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në të cilën po debatohet lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021”.
Sipas Isufit, është e cuditshme që “del dikush këtu edhe thotë se ne se votojmë marrëveshjen e IPA.
“Çështje tjera duhet të lihen anash dhe cështjet kapitale duhet të votohen për vendin,” është shprehur Isufi.
Ai i ka kërkuar deputetëve të lejojnë mundësinë që e ka cdo qeveri që për 100 ditë ta tregojë veten.
“Ruajuni prej acarimeve të fjalorit dhe dilni me fakte,” deklaroi ai.
/arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=adQ-QlZvc8s&feature=youtu.be
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...