Shkëlqim Hysenaj është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës me 123 vota pro.
Kuvendi zgjedhor u mbajt pas përfundimit të mandatit dy vjeçar të kryetarit dhe bordit të kaluar, ku në krye të asociacionit ishte Zekirja Shabani.
Pas zgjedhjes së kryetarit janë shpallur edhe rezultatet e anëtarëve të bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Gjithsej kanë votuar 279 anëtarë për të zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e bordit.
Më poshtë është lista e anëtarëve të zgjedhur
Besjana Krasniqi, RTV21
Beadin Syla
Taulant Qena
Dardan Hoti
Valdrin Krasniqi, Tribuna Channel
Majlinda Aliu, RTK
Arsim Halili
Fidan Rama
Kuvend pa kushte
Kuvendi Zgjedhor i AKG-së u mbajt me shumë vështirësi ku munguan kushtet elementare për mbajtjen e një kuvendi normal.
Gjatë mbajtës së kuvendit u panë shumë parregullsi duke filluar nga mënyra e votimit për ndryshim të statusit të AGK-së, me ç‘rast të pranishmit shprehen pakënaqësitë duke thënë se në sallë kishte persona që kanë ngritur dorën dy herë për të votuar.
Kandidati i zgjedhur nga gazetarët, Shkëlqim Hysenaj, premtoi që do të përkushtohet për të ngritur më shumë AKG-në në të ardhmen dhe të evidentoj këto probleme që po e përcjellin tash e sa vite./Arbresh.info
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...