AGK-ja ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së gazetarit, politologut, Ramush Tahiri.
Në telegramin e tyre AGK e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë.
Telegrami i plotë:
Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri
Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri.
Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja.
Krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
AGK e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër