Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina, dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, do të takohen nesër me qëllim të zyrtarizimit të nismës dy mujore, gjatë të cilës do të inspektohen të gjitha mediet në vend, përkatësisht do të monitorohen nga afër kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medial sikurse edhe inspektimi i gjendjes së përgjithshme të të drejtave të tyre.
Përmes një komunikate për media AGK ka ftuar të gjitha mediat që nesër në orën 13:00 të marrin pjesë në këtë takim që pa kërë qëllim nisjen e fushatës dy mujore.
“Ftojmë mediet që nesër, e premte, në orën 13:00 në zyrat e AGK-së, ta përcjellin takimin në fjalë, ku do të flitet për këtë fushatë dy mujore. Zyrat e AGK-së ndodhen përballë Stacionit Policor 92, përkatësisht nën kafiterinë RINGS, hyrja 100, kati i 4-të. Për çdo informacion shtesë, mund të na kontaktoni në numrin e telefonit 049 300 197”, thuhet në njoftimi ne tyre./Arbresh.info/
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet