Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dalë me një telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-gazetarit Seremb Gjergji.
Ata e kanë vlerësuar lartë kontributin e Gjergjit për gazetar.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e kolegut tonë, gazetarit të mirënjohur, Seremb Gjergji. Vdekjen e Gjergjit në moshën 47-vjeçare, e kanë bërë të ditur familjarët e tij në mediet sociale”.
“Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para luftës në Kosovë, ku ka vazhduar veprimtarinë e tij profesionale edhe pas luftës në disa mediume. Kontributin dhe përkushtimin që gazetari Gjergji pati për gazetarinë, e vlerësojmë lartë, njëherësh u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar AGK-ja në këtë telegram ngushëllimi. /arbresh.info./
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë