Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Blerim Zhabari.
Zhabari ndërroi jetë në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm pas disa komplikimeve shëndetësore.
Ai ishte gazetar me përvojë 20-vjeçare dhe ndër vite ka punuar në mediume të ndryshme kosovare.
Zhabari ishte njëri prej dy bashkëthemeluesve të portalit Veriu.info, ku prej tre vitesh ushtronte edhe detyrën e drejtorit.
AGK vlerëson lartë kontributin dhe dedikimin që Zhabari pati ndaj profesionit të gazetarisë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Blerim Zhabari./arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/vdes-gazetari-i-njohur-nga-vushtrria/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...