Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim ka shprehur zhgënjim të thellë me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një javë pas publikimit të raportit për Kosovën të “Reporterëve pa Kufij”.
Në një fjalim gjatë një tubimi të partisë së tij, siç thotë AGK, Kurti ka dështuar të adresojë gjetjet e raportit, duke fajësuar mediat dhe gazetarët për renditjen në vendin 99.
”Kurti ka ofruar “trajnime dhe kurse nga Qeveria për gazetarë dhe media”, që është një përpjekje serioze e e papranueshme për ndikim qeveritar në punën e tyre, dhe tendencë për të vënë në pikëpyetje profesionalizimin e mediave kosovare.
Kryeministri në detyrë Kurti nuk ka përmendur miratimin e ligjit anti-kushtetues për Komisionin e Pavarur të Medieve, ndikimin politik të partisë së tij në Transmetuesin Publik, RTK dhe as fushatën e vazhdueshme të përdorimit të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes ndaj gazetarëve dhe mediave, nga zyrtarë të partisë së tij”.
Ndër tjera, AGK-ja e fton zotin Kurtin ose këdo që e formon Qeverinë e re të angazhohet në një dialog të hapur me të gjithë hisedarët, në mënyrë që të trajtohen me seriozitet gjetjet e Raportit dhe të punohet për përmirësimin e lirisë së mediave në Kosovë.
Lexo edhe:
Kurti ndaj “Reporterëve pa Kufij”: Pronaret e mediave dhe mungesa e profesionalizmit janë problemi
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...