Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim vendimin e Komunës së Fushë Kosovës për ndërprerje të komunikimit me gazetarët e Televizionit Kohavision. Ky veprim paraqet shkelje të parimeve për respektimin e transparencës.
“Ne kërkojmë nga Komuna e Fushë Kosovës që të kërkojë falje për këtë veprim të papranueshëm si dhe ta tërheqë vendimin që ka marrë. Ne e inkurajojmë Komunën e Fushë Kosovës që të krijojë raporte profesionale me mediat, në këtë rast edhe me gazetarët e KTV-së”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK, kërkon nga institucionet vendore, që të respektojnë Ligjin për Qasje në Dokumente Publike si dhe të jenë të hapura për gazetarët./Arbresh.info
Në mars do të hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK
21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin që vrau një të mitur
Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
I kërkuan viktimës 100% kamatë mujore, kërkohet paraburgim p...
Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e ty...
Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë