Qeveria e Kosovës ka njoftuar këtë të martë, se ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje. Por, sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ky vendim në vlerë mbi 8 milionë euro vlen vetëm për Shërbimin Klinik Spitalor Universitar të Kosovës.
Me këtë rast, AGK-ja ka shprehur zhgënjim të thellë që ky vendim nuk përfshin edhe Radiotelevizionin e Kosovës, ashtu siç kishte premtuar një ditë më parë, Ministri në Detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Teksa jemi në fund të nëntorit, dhe 700 punonjësit e RTK-së ende presin pagën e tetorit, AGK-ja i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë formën ligjore për të ndarë buxhetin për RTK-në, për tre mujorin e fundit të 2025. Qeveria e Kosovës duhet të marrë parasysh urgjencën e zgjidhjes së problemit financiar të RTK-së, dhe rëndësinë e funksionimit të Transmetuesit Publik pa ndërprerje dhe pengesa”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Ndërkohë, ky asociacion ka thënë se solidarizohet dhe i jep përkrahje të plotë kolegëve të RTK-së që kanë hyrë në grevë të përditshme, deri në realizimin e kërkesës për bartjen e buxhetit.
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit