Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deputetja e Vetëvendosjes! Albulena Haxhiu, ka akuzuar gazetarin Adriatik Kelmendi për kinse organizim të protestave qytetare të cilat bënin thirrje në drejtim të deputetëve për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi, thuhet në komunikatën e AGK-së drejtuar mediave.
Vazhdon komunikata e AGK-së:
Po ashtu, deputetja Haxhiu pak minuta më vonë, me anë të një statusi tjetër në Facebook, ka thënë se gazetari Kelmendi që disa ditë ka filluar një fushatë dhe presion mbi deputet që të votojnë marrëveshjen e demarkacionit.
Ndërkaq, gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar në lidhje me postimet e deputetes Haxhiu, duke thënë se gjuha e saj përbënë shpifje dhe kërcënim publik për të.
“Ky është kërcënim publik për mua dhe të gjithë atyre që guxojnë ta thonë mendimin e tyre hapur, siç garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës. Më mirë heshtni se shpifim për ju dhe pastaj ju linçojmë. Jo, nuk kam asfarë lidhje me asnjë protestë. Nëse do të kisha – do ta bëja të ditur. Pra, deputetja po shpif!”, thuhet në reagimin e gazetarit Kelmendi.
AGK konsideron se kjo gjuhë dhe qasje e deputetes Albulena Haxhiu kundrejtë gazetarit Adriatik Kelmendi është e papranueshme dhe përbënë cenim të mendimit dhe fjalës së lirë.
AGK i bënë thirrje deputetes Haxhiu që të distancohet nga përdorimi i çfarëdo gjuhe e cila e cenon integritetin profesional të gazetarit Adriatik Kelmendi.
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...