Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se i dënon “fuqishëm” dhe shpreh “keqardhje” që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka nisur punën në postin e tij të ri e “shumë të rëndësishëm duke sulmuar mediat”.
Gjatë një konference për shtyp në prag të seancës konstituive, ku sërish u distancua nga një punim kundër ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku është bashkautor, Basha tha: “Prej 6 vjetësh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për Listën Serbe”.
AGK-ja tha në një postim në Facebook se gjuha e Bashës “është e papranueshme dhe shumë të rrezikshme”.
Ajo i bëri thirrje Bashës “ta kuptojë përgjegjësinë që e bart posti i tij i ri, si një prej udhëheqësve kryesorë të shtetit, dhe të respektojë punën e gazetarëve dhe mediave”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...