AGK angazhon konsulent juridik

10:37 | 3 Korrik 2023
A Z

Yll Zekaj është angazhuar si konsulent juridik për t’i ofruar ndihmë juridike Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe anëtarëve të saj.

Siç bën të ditur AGK-ja, angazhimi i Zekajt është bërë me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë

“Mbrojtja ligjore për komunitetin është tejet e rëndësishme për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, andaj inkurajojmë të gjithë kolegët që t’i raportojnë rastet kur pengohen gjatë kryerjes së detyrës, ose janë cak i sulmeve dhe kërcënimeve”, njofton ky asociacion.

Shpërndaje në rrjete sociale