Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, sot në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.
Ai pritet të arrijë ne Aeroportin Adem Jashari rreth orës 9:00.
Ceremonia e pritjes do të mbahet sot me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.
Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media.
Gjatë ditës agjenda e gjeneralit Clark do të jetë si në vijim:
Takim me Ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc.
Takim me Kryeministrin zotin Albin Kurti.
Takim me Presidenten zonjën Vjosa Osmani.
Takim me Kryetarin e Parlamentit zotin Glauk Konjufca./arbresh.info/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve