Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK), ka asgjësuar rreth 3 mijë kilogramë tranguj të konservuara.
Kështu ka bërë të ditur AVUK përmes një njoftimi për media, raporton Arbresh.info.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) njofton opinionin publik se, përmes sistemit të alarmimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë-RASFF, ka pranuar një njoftim lidhur me zbulimin e mbetjeve të pesticidit Chlorpyrifos në tranguj të përpunuar në Mamushë, Kosovë, dhe të eksportuar në Slloveni. AUV ka ndërmarrë masat e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, përfshirë: identifikimin dhe bllokimin e produktit të prekur si dhe koordinimin me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF”, thuhet në njoftim.
Nga veprimet e ndërmarra sipas njoftimit të RASFF, është konstatuar se loti nr. 090827, në sasinë prej 2934,70 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, ka qenë e përgatitur për eksport në Slloveni dhe si e tillë, është asgjësuar në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe palës përkatëse, konform legjislacionit në fuqi.
AUV njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se tranguj të tillë nuk gjenden në tregun e Kosovës dhe se situata është plotësisht nën kontroll./Arbresh.info/
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen dy persona nga Kosova në Ti...
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...