Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, po punon për një parti tjetër edhe pse ende po qëndron në LDK. Sipas Veliut, veprimi i Osmanit quhet tradhti.
Gjithashtu, numri dy në LDK ka thënë se qëndrimi i Osmanit në LDK nuk ka më kuptim.
“Qëndrimi i Vjosa Osmanit nuk është diçka e re në LDK. Ajo ka vepruar edhe më parë kështu. Ajo ka votuar edhe kundër kryeministrit të saj. Ajo vazhdimisht e ka dëmtuar partinë e saj. E të punojë kundër partisë së saj derisa qëndron në LDK, kësaj nuk e di çka i thonë tjetër përpos tradhti kundër interesave të subjektit të saj”, është shprehur Veliu në T7.
“Nëse Vjosa Osmani përditë bën thirrje kundër vendimeve të LDK’së dhe punon me të tjerët kundër neve, nuk e ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojë në LDK”, ka thënë Veliu.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman