Ministri i Brendshëm. Agim Veliu, tha se sigurinë në trafik do ta trajtojë me prioritet të shtuar për shkak të numrit të madh të aksidenteve.
Sipas tij, është nevojë e domosdoshme që të përmirësohet gjendja e tanishme e sigurisë më trafikun rrugor.
“Për ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor Ministra ka zhvilluar aktivitete të rregullta policore. Ka trajtuar problemet në infrastrukturën rrugore, por edhe ligjore, duke vazhduar bashkëpunimin edhe me organizata ndërkombëtare”, është shprehur Veliu.
Këto komente ai i ka bërë në konferencë për media, në të cilën u prezantua raporti “Dekada e sigurisë 2010-2019”, dhe u diskutua kryesisht për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor./arbresh.info/

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit