Liqeni i Batllavës është një nga bukuritë e shumta që ka komuna e Podujevës, të cilat kërkojnë kujdes dhe mirëmbajtje.
Kryetari i Podujevës, Agim Veliu nuk lë rast pa u lavdëruar me bukurinë e Batllavës dhe duke e promovuar vetëm anën që ai dëshiron.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Veliu ka publikuar foto të liqeni të Batllavës të realizuar nga larg, duke shkruar “Pamje e mrekullueshme e Liqenit të Batllavës!”.
Por, pavarësisht fjalëve të Veliut, banorët e kësaj ane po ankohen për sasinë e madhe të mbeturinave që hidhen aty.
Ata thonë se nga mbeturinat po hidhen përballë liqenit, duke ia prishur hijeshinë që ka, shkruan Indeksonline.
Shikoni fotot e mëposhtme dhe bëni krahasim mes pamjeve të publikuara nga Veliu dhe atyre të qytetarëve./indeksonline/

Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media