Çeku ka thënë se e pranon vendimin për shkarkim.
“Është vendim i partisë, ai që më ka emëruar mundet edhe me më shkarku”, ka thënë ai.
Por sipas tij aktakuza e ngritur ndaj tij nuk ka të bëj me korrupsionin.
“Ai i ka shpall luftë korrupsionit por aktakuza ime nuk ka të bëjë asgjë me korrupsion as me nepozitën por është vendim dhe unë duhet me e respektu”, ka shtuar ai.
E sipas tij për këtë shkak nuk pajtohet me etiketimin që i është bërë.
“Unë nuk pajtohem me etiketin pasi nuk kam akuzë të tillë, unë kam të ngritur një aktakuzë dhe unë po i përgjigjem asaj po shnosh”, ka thënë Çeku.
Ndryshe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pasditen e së mërkurën në një konferëncë për medie ka bërë të ditur se ka liruar nga pozitat të gjithë zyrtarët e PDK-së të akuzuar për korrupsion e nepotizëm.
E në mesin e tyre janë edhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore./arbresh.info/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve