Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka reaguar ashpër kundër arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina.
Ai ka bërë të ditur për KosovaPress se dyshon që arrestimi ndaj Morinës është me prapavijë politike.
“Apeloj tek organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre pa u ndikuar nga politika dhe nga interesat e caktuara partiake”, ka thënë Bahtiri dhe ka shtuar se kjo mund të jetë hakmarrje politike ndaj Morinës.
Ndryshe kryeshefi i ndërmarrjes së pastrimit në Mitrovicës, Gazmend Morina, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...