Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur tubim me banorët e Shalës së Bajgorës, ku para tyre ka prezantuar plan-programin qeverisës për mandatin e ardhshëm, me ç’rast ka marrë mbështetje të madhe nga ta.
Duke parë masën e qytetarëve të cilët kishin dalur për ta mbështetur atë në këtë tubim, Bahtiri u shpreh i bindur se do të dalë fitues sërish në garën për qytetin e Mitrovicës. Ai po ashtu tha se do t’i mposhtë edhe liderin e PDK-së Kadri Veselin dhe ish-kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun të cilët në këto zgjedhje po e mbështesin kandidaten e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizin.
“Edhe pse në garë kanë hyrë edhe disa njerëz që i kam mposhtur në 2013-tën, në krye me Kadri Veselin e Sami Lushtakun, Agim Bahtiri iu thotë atyre kot e keni, ju kam mposhtur atëherë e do të iu mposhtë prapë”, ka deklaruar Bahtiri.
“Shala e Bajgorës gjithmonë ka qenë vend i heroizmit, sakrificës dhe punës. Sot u ndjeva jashtëzakonisht i lumtur që edhe njëherë mora mbështetje maksimale nga Shala, për të vazhduar me qeverisje të mirë. Para shaljanëve u zotova se nuk do ta lë Mitrovicën në duar të hajgaregjinjëve, shoqata të ndryshme dhe fëmijaqëve”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë