Agim Bahtiri apelon për qetësi

19:00 | 11 Prill 2015
M. A.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur keqardhje për zhdukjen e të riut Sead Alushit, ndërsa nga të gjitha palët, duke përfshirë edhe mediat, ka kërkuar ruajtje të qetësisë dhe përmbajtje nga spekulimet dhe pohimet e pavërtetuara.

“ Unë bashkë me kryetarin Rakiq jemi në vendngjarje dhe mbështesim përpjekjet e të gjithëve për të vazhduar kërkimin. Lus të gjithë, në veçanti mediat, që për hir të zotit dhe të vërtetës, të jenë të kujdesshme dhe të sakta në raportimet e tyre, në mënyrë që të ruhet situata edhe ashtu e ndjeshme në këtë qytet”, ka thënë Bahtiri/ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme