Agim Aliu e Naim Ismajli marrin pjesë në varrimin e familjes Ramadani

17:08 | 7 Qershor 2021

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe kryetari i Shtimes Naim Ismaili po marrin pjesë në varrimin e katër anëtarëve të familjes Ramadani , të cilës humbën jetën një aksident komunikacioni.

Po ashtu në varrim përveç familjarëve e miqve janë edhe nxënës të shkollave, bashkëmoshatar të 12 vjeçarit që ishte njëri nga viktimat e aksidentit, raporton arbresh.info.

Nga ky aksident që ka ndodhur në fshatin Koshare, ka mbijetuara një grua, por që vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Viktimat që pësuan në këtë aksident janë Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (djali i Naimit). V.S./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara