Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim kryetarin e Zveçanit, Vuçina Jankoviq dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, me të cilët bisedoi për projektin e paralajmëruar për ndërtimin e lagjes për serbët e kthyer në Zveçan.
Ministri Agani kërkoi nga kryetari Jankoviq që të ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore përkitazi me këtë projekt, deri në përmbushjen e plotë të dispozitave ligjore në fuqi.
Njëkohësisht, ministri Agani ofroi bashkëpunim të plotë të MMPH-së gjatë hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor për Komunën e Zveçanit.
Në anën tjetër kryetari i Komunës së Zveçanit, tha se janë të interesuar të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, në mënyrë që ky projekt të jetë legal dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi duke e konsideruar si të rëndësishëm realizimin e tij.
Se ky projekt duhet të realizohen në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të nxjerra nga institucionet e Kosovës, u pajtua edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, i cili i dha mbështetje ministrit Agani në kërkesat e tij karshi Komunës së Zveçanit.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja