Fatjon Gashi nga Skenderaj ka prezantuar veprën e tij artistike kushtuar Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
I riu ka paraqitu portretin e Adem Jasharit të realizuar në mbi 20 metra katrorë, me afro 11.000 thyerje të letrave dhe mbi 1000 letra të vendosura me dorë, transmeton Arbresh.info
Gashi tha se ky punim është një art pixel “gjigant” (art në katror).
Postimi i plotë:
Sot po ndaj me ju një pjesë të punës sime artistike më të madhe deri tani: veprën kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, të realizuar në mbi 20 metra katrorë, me afro 11.000 thyerje të letrave dhe mbi 1000 letra të vendosura me dorë.
Ky punim është një art pixel “gjigant” (art në katror)
Ky punim nuk është thjesht art.
Është përulësi, amanet dhe respekt i thellë për sakrificën e Familjes Jashari — themelet e lirisë sonë.
Realizimi u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Në Palestrën “Ilaz Kodra”, Skenderaj./Arbresh.info
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...