Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas afatit të sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, duke sqaruar se ky afat nuk është “fundi i mundësive” për subjektet politike që nuk janë përcaktuar se si do të garojnë në zgjedhje.
Në një shkrim në Facebook, Cakolli tha se ligji parasheh një mekanizëm shtesë: nëse një subjekt nuk dorëzon listën e kandidatëve deri nesër në mesnatë, KQZ ka të drejtë t’ia tërheqë certifikimin. Sipas tij, kjo hap derën për riformatim të garës deri në minutën e fundit, qoftë për marrëveshje politike, bashkime listash apo ndryshime të tjera para dorëzimit të listave.
Cakolli thotë se pikërisht për këtë arsye shorti për renditjen në fletëvotim duhet të mbahet vetëm pasi të mbyllet afati për dorëzimin e listave.
“Përpjekja dhe vendimi potencial i KQZ-së për ta zhvendosur shortin një ditë më herët krijon presion të panevojshëm mbi subjektet politike, si dhe ndërhyn në një hap ligjor ende të hapur”, tha Cakolli.
Ai kërkon që KQZ të mos nxiton, të ruajë qartësinë procedurale dhe t’i lejojë subjektet politike të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat që ligji u garanton.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...