Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka finalizuar projektin e zgjatjes se pistës dhe ngritjes së nivelit të ndriçimit (ILS), ku janë përfshirë 2 sisteme krejtësisht te reja te ILS, sistemet e meteorologjisë dhe AËOS janë zëvendësuar me sisteme te reja.
“Sot, ANP ‘Adem Jashari’ ka finalizuar projektin e zgjatjes se pistës dhe ngritjes se nivelit te ndriçimit (ILS), ku janë përfshirë 2 sisteme krejtësisht te reja te ILS, sistemet e meteorologjisë dhe AËOS janë zëvendësuar me sisteme te reja si dhe te gjitha sistemet e instaluara te meteorologjisë janë te teknologjisë më të lartë”, thuhet në njoftim.
Ne evenimentin e organizuar me këtë rast patëm kënaqësinë që të kemi prezent: Ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu si dhe – Komandantin e forcave te KFOR-it Gjeneral Majorin Ferenc Kajari./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?