Aeroporti i Prishtinës pranon edhe një mirënjohje

16:22 | 23 Maj 2016
M. A.

Kompania ajrore EasyJet, ka ndarë përsëri çmimin për performancë në procesimin e udhëtarëve dhe fluturimeve në kohë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë muajit prill.

Sipas një komunikate të Aeroportit, është hera e tretë për këtë vit që ANP “Adem Jashari” lë pas më shumë se 600 aeroporte të tjera në të cilat operon EasyJet, për t’u zgjedhur si aeroporti me performancën më të mirë në procesimin e fluturimeve.

EasyJet është kompani ajrore me bazë në Londër e cila operon në më shumë se 30 shtete të botës me një flotë prej më shumë se 240 aeroplanë.

Shpërndaje në rrjete sociale