Kushtet atmosferike që po mbizotërojnë në vendin tonë, nuk kanë ndikuar në fluturimet e planifikuara të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
Edhe mjegulla që tash e sa netë po mbulon territorin e Kosovës, nuk ka bërë që ndonjë aeroplan të detyrohet të anuloj fluturimin, shkruan Indeksonline.
Kështu ka bërë të ditur Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ai në një prononcim për Indeksonline ka dhënë detaje për punën e Aeroportit, duke thënë se sonte janë realizuar dhjetëra fluturime.
“Janë realizuar 30 vajtje ardhje e priten dhe 17 të tjera. Tri fluturime nga Shkupi kanë ateruar e priten edhe te tjera”, ka thënë Hyseni.
Ndërkaq, dje Hyseni njoftoi se sot, nesër e pasnesër në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” do të mirëpriten 30 mijë qytetarë.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...