Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në përzgjedhjen e pasagjerit të 2 miliontë nga aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Duke i uruar krerët e ANP “Adem Jashari” dhe pasagjerët, ministri Lekaj tha se ky aeroport tashmë ka dëshmuar cilësi dhe siguri në udhëtime, ndërsa performanca do të ngritët edhe shumë me zgjerimin e pistës së saj, në të cilën po punohet aktualisht.
Lekaj po ashtu tha se Ministria e Infrastrukturës por edhe Qeveria e Kosovës do të jenë përkrahës të fuqishëm të ANP-së. Bashkë me stafin e aeroportit, ministri Lekaj, udhëtarit të dy miliontë i dorëzuan një dhuratë simbolike në shënim të këtij momenti simbolik për ANP “Adem Jashari”.?/arbresh.info/

Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar