Aktorja, Adriana Matoshi, ka konfirmuar se do të jetë zyrtarisht deputete në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Matoshi ka falënderuar gjithë qytetarët e Kosovës, mërgatën dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë fushatës elektorale, shkruan Arbresh.info.
“Ju jam shumë mirënjohëse për të gjithë mikëpritjen e përkrahjen që ma keni dhuruar. Ju jam përjetësisht mirënjohëse që përmes vullnetit tuaj edhe njëherë do të jem pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Bashkë kemi me qenë në vështirësitë, sfidat, telashet, betejat, brengat e dertet e së ardhmes”, ka shkruar ajo.
Në mesazhin e saj, ajo gjithashtu theksoi se është e gatshme të përballet me çdo vështirësi dhe sfidë për të kontribuar në punët e mira për atdheun e Kosovës dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Me qeverinë Kurti 3 që po bëhet gati, Matoshi shpreh optimizëm për të ardhmen dhe punët e mira që do të pasojnë për vendin.
“Qeveria Kurti 3 po bëhet gati, e bashkë me të edhe punët e mira për atdheun tonë të vuajtur, por të jashtëzakonshëm. Ju dua”, ka përfunduar aktorja e njohur./Arbresh.info/
E konfirmon Hoxha: Osmani dhe Begaj pjesëmarrës në marshin “...
Momente paniku! Një burrë tenton t’i marrë fëmijën një gruaj...
FC Ferizaj i kundërpërgjigjet Prishtinës së Re, hedh posht a...
Vazhdon shkëlqimi i Florent Hasanit, realizon golin e 17 në ...
Kurti në Mynih takoi ministrin e Norvegjisë, flasin për mund...
Më 17 shkurt, në marshin “Drejtësi, jo politikë” do të inter...