Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart B.Munsch është pritur sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas komunikatës për media të lëshuar nga Komanda e Napolit, theksohet se biseda është fokusuar në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigursë në vend dhe për mbështetjen e NATO-s për dialogun Kosovë-Serbi.
“Komandanti i JFC Naples, Admirali Stuart Munsch, u takua sot me z. Kurti në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...