Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka reaguar pas vdekjes së nipit të tij, i cili u gjet pa shenja jete këtë të enjte në Prishtinë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Grabovci ka thënë se kjo ishte “stuhia më e rëndë” për të.
“NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ…. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë”, ka shkruar Grabovci.
Ndryshe, një person është gjetur sot pa shenja jete sot në orën 12:00 në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është 50 vjeç dhe ka elemente të vetëvrasjes.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci./arbresh.info/

LEXO EDHE
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje – Arbresh.info
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...