Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, është dëshmitari i radhës i thirrur nga Prokuroria, për të dëshmuar në rastin e njohur MTPT.
Megjithatë, edhe pse seanca e së martës ka filluar në orën 10:00, Grabovci ka pritur pothuajse dy orë për thirrjen e tij për të filluar dëshminë.
Një vonesë e tillë ndodhi për shkak se prokurori i çështjes, Charles Hardaway paralajmëroi se gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Grabovci do të përdorë disa sms-ë, për çka nuk e kishte njoftuar mbrojtjen më herët. Aty kishte më shumë se dy mijë faqe sms-ë, dhe nuk ishte specifikuar se çka saktësisht do të përdoret.
Mbrojtësi i të akuzuarit, Fatmir Limaj, avokati Karim Khan, kundërshtoi një propozim të tillë. Mëgjithatë gjykata vendosi që të pranohen sms-ët në fjalë.
Deri më tani në këtë proces gjyqësor kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe Mevludin Krasniqi, ish- këshilltar politik i ish-ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit (MTPT) Fatmir Limaj, ish-zëvendës ministri në kohën kur Limaj kishte qenë ministër në MTPT, Emin Krasniqi, zyrtari i Agjencisë Kundër Korrupsion, Ekrem Demolli, etj.
Ndryshe, ky shqyrtim gjyqësor ka filluar të zhvillohet nga fundi i shtatorit të vitit 2015. Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës përfshihen pesë persona të akuzuar për keqpërdorime, marrje e dhënie ryshfeti dhe vepra të tjera, lidhur me disa tenderë që lidhen me ish Ministrinë e Transportit dhe Post Telekomunikacionit (MTPT).
Ndër ta janë ish Ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, ish Drejtori i prokurimit Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpërtim Telaku dhe Florim Suka./BetimipërDrejtësi/
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...