
Kosovo and U.S. flags decorate the main square in Pristina, Kosovo, on Feb. 17, on the 10th anniversary of the country's independence from Serbia.
Analistët politikë vlerësojnë se krerët institucionalë të Kosovës duhet të kenë kujdes në retorikë, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe. Sipas tyre, shteti më i fuqishëm në botë nuk do të heqë dorë përfundimisht nga Kosova dhe përkrahja ndaj saj ndonëse zhvillimet e fundit, siç thonë ata, i acarojnë marrëdhëniet me aleatin më të madh të vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Sikurse Bashkimi Evropian (BE), edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ditëve të fundit kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta largojnë sa më parë taksën e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve serbe. Megjithëkëtë, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për heqjen ose pezullimin e kësaj tarife, ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi deri në vitin 2022 nëse Serbia nuk e njeh Kosovën.
Pos ultimatumit për heqjen e tarifës në fjalë, SHBA-ja tashmë ia ka pamundësuar Haradinajt që të udhëtojë në Amerikë për “Lutjet e Mëngjesit”. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë kreu i ekzekutivit, i cili ka njoftuar se sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë prezent në Uashington, shkruan Gazeta “Zëri”.
Shkas i vështirësive për ta marrë vizën shefit të Qeverisë i është bërë pikërisht taksa 100 për qind e vendosur ndaj produkteve serbe. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se zhvillimet e tilla mund t’i cenojnë raportet me SHBA-në.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë