Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot në një takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezaj, sekretarin Faton Klinaku dhe anëtarin e kryesisë Muharrem Xhemajli.
Në këtë takim u diskutua lidhur me implementimin e skemës së pensioneve për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po ashtu u bisedua edhe për inicimin e hartimit të disa akteve nënligjore, të cilat ofrojnë lehtësira në disa shërbime për veteranët. Në këtë takim u dakordua që edhe në të ardhmen të vazhdojnë takimet e përbashkëta, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të OVL-së dhe MPMS-së./arbresh.info
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...