Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi ka akuzuar Albin Kurtin për raportet e Kosovës me Amerikën.
Abrashi ka thënë se Kurti vazhdimisht ka pasur qasje kundër Amerikës.
“Ne e kemi parë zotin Kurti disa herë duke u tallur me zyrtarët amerikanë. Zoti Kurti është tallur me zotin Grenell…Nxjerrja e dokumenteve sikurse ato të NATO-s është më shumë se tallje. Për ne si LDK ky veprim nga Kurti ishte i papranueshëm dhe realisht ky do të duhet të ishte sinjali i parë për ndërprerje të bashkëpunimit. Në fjalimin e tij Kurti e ka përmendur Shtëpinë e Bardhë si shtëpi të verdhë e me emra të tillë”, tha ai në Dukagjin.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së ka vijuar edhe më tej me akuza duke etiketuar Kurtin.
“Disa javë Kurti nuk i është përgjigjur thirrjeve nga Departamenti i Shtetit. Ka video të Kurtit ku e quan Amerikën si forcë imperialiste që ka intervenuar në Kosovë për interes të tyre. Pra kjo është në përgjithësi qasja antiamerikane e Kurtit”, tha ndër të tjera Arban Abrashi.
Sheqeri që po ju shkatërron trupin pa e kuptuar, pse pijet d...
OpenAI nis parashikimin e moshës së përdoruesve të ChatGPT‑s
Duart e thata: Një truk menjëherë pas larjes parandalon thar...
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...