Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, Kryesuesin e Kuvendit Komnunal, Fadil Gashi dhe nënkryetarin e Besim Hoti u dakorduan për vazhdimin e projekteve të parapara në këtë komunë.
Ministri Abrashi u zotua se së shpejti do të shpallen procedurat për nisjen e ndërtimit të transitit të Klinës.
“Me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj u dakorduam që së shpejti Ministria e Infrastrukturës do të nis procedurat për ndërtimin e rrugës së transitit të Klinës. Kjo rrugë do të shërbejë për shkarkimin e qytetit të Klinës nga numri i madh i veturave dhe lidhjen më të mirë me qytetet për rreth”, tha ministri Abrashi, thuhet në njoftimin e MI-së.
Ndërsa kryetari i Klinës e falënderojë ministrin për mbështetjen dhe vazhdimin e projekteve në këtë komunë, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm ndërtimin e transitit të Klinës.
Kryetari tha se rruga transitore që parashihet do ta shkarkonte qytetin e Klinës nga komunikacioni i dendur i të gjitha llojeve të automjeteve. /arbresh.info/
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...