Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies, Arban Abrashi, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Listës Zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai këtë lajm e ka bërë të ditur në një emision në Klan Kosova, teksa ka thënë se do të jetë vetëm pjesë e ekzekutivit.
Ndërkaq, ka shtuar se brenda pak ditësh do të dalin detajet e plota të marrëveshjes së nënshkruar me Aleancën Kosova e Re dhe me Alternativën.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar sot forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.
LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.
Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.
Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...