Deputeti Gazmend Abrashi, në një adresim për media ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Abrashi në një adresim për media tregoi se votat për Qeverinë Hoti janë siguruar, njofton Klan Kosova
“Sapo ka përfunduar takimi i kryesisë së partisë bashkë me deputetet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kemi qenë të ftuar nga kryetari Ramush Haradinaj për të na informuar për marrëveshjen definitive që është bërë në takimin e sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa”.
Mirëpo Abrashi para mediave nuk e konfirmojë së kanë arritur dakordim të plotë.
“Para medieve nuk e konfirmojë që kemi dakordim të plotë të koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me mandatar për kryeministër Avdullah Hoti”.
“Janë dakorduar temat e parapara dhe ne mendojmë që nuk ka asnjë kufizim ligjor. Pritet që të shpejti të thirret mbledhja e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohet Qeveria e re”.
“Siç e dini ka ardh deri tek një dakordim në esencë për numrin e kabinetit qeveritar dhe përfaqësimin e ministrave të Aleancën, janë katër ministra dhe do të kemi zëvendëskryeministrin e parë”.
Abrashi tha se nuk ka asnjë dilemë rreth votave për Qeverinë e re dhe vetëm po presin për caktimin e seancës në Kuvend.
“Nuk ka asnjë dilemë që votat për Qeverinë Hoti i kemi siguruar, presim t’i përfundojmë të gjitha proceduarat e nevojshme dhe shumë shpejt do të ftohet mbledhja në Kuvendin e Kosovës ku ne do të votojmë mandatarin e ri dhe Qeverinë e re të gjitha votat i kemi dhe vetëm presim të caktojnë datën kur të mbahet seanca”.
“Emrat e propozuar nga Aleanca dhe të dakorduar besoj se këta emra duhet t’i konfirmoj kryeministri por në parim jemi marrë veshë që zëvendëskryeministri i parë është Besnik Tahiri, në ministrinë e Punëve të Jashtme është Meliza Haradinaj, ministrinë e Arsimit, Ramë Likaj, Selim Selimi ministrinë e Drejtësisë dhe Blerim Kuqi ministrinë e Ekonomisë”.
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Gr...
Arrestohet 44-vjeçari në Prishtinë i dyshuar për katër raste...
Apeli vërteton dënimin ndaj të akuzuarit për trafikim me nje...
Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me r...
Pacolli: Data e zgjedhjeve ishte ‘’bingo’’ për Vetëvendosjen
Zelensky shpall emergjencë energjetike në Ukrainë pas sulmev...