Ekipi i delegacionit të Kosovës do të kthehet sot gjatë ditës në Kosovë.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i cili kishte të udhëtonte drejtë Washingtonit nga Gjermania është dashur të kthehet pas lajmit se kryeministri Hoti anulon takimin në Shtëpinë e Bardhë.
Në një prononcim për portalin Arbresh.info, Abrashi tregoi se aktualisht ndodhet në Frankfurt duke pritur linjë për tu kthyer në Kosovë.
“Jam në Frankfurt. Kam qenë pjesë e delegacionit për në Washington, por pasi pamë njoftimin e kryeministri Hoti kthehet dhe për ne duhet unitet. Po kthehemi te gjithë” tha ministri Arban Abrashi.
Abrashi tregon se arsyeja e pjesëmarrjes së tij në takimet në Washington ishte për disa projekte që i ka bërë Ministria e Infrastrukturës lidhur me hekurudha e autostrada.
“Ne si ministri i kemi përgatit projekte, që janë 5 ose 6 që lidhen me hekurudha e autostrada, por tash duhet me i pa mundësitë tjera”, tha ai për Arbresh.info.
Aktualisht kryeministri i Kosovës është duke qëndruar në Bruksel bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selamanaj dhe ekipin tjetër nga kabineti i tij./arbresh.info/
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...