Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, për pyllëzimin dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese në sipërfaqet rreth autoudhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale.
Qëllimi i këtij memorandumi është pyllëzimi dhe shtimi i sipërfaqeve të reja gjelbëruese, që paraqesin interes për mjedisin dhe pyjet publike të Republikës së Kosovës dhe duke konfirmuar angazhimin institucional mes ministrive në arritjen e një prej objektivave, atij për mjedis të pastër dhe të gjelbëruar.
Ministri Abrashi tha se memorandumi ka për qëllim realizimin e pyllëzimeve dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese, në sipërfaqet për rreth autoudhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale, të cilat janë nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e MI-së.
Sipas tij, pyllëzimi shërben edhe në ruajtjen e autostradës nga shembja e dheut, por edhe në ruajtjen e ambientit.
Ndërsa, ministri Mustafa bëri të ditur se ky memorandum i shërben shumë edhe mbrojtjes së mjedisit, duke pyllëzuar rrugët e Kosovës./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...