Abelard Tahiri, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që sipas tij është tërhequr nga deklarata për dialogun dhe prioritetet.
Sipas Tahirit ka thënë se vizita e tij në Bruksel është vetëm përgatitje për takimet që do të mbahen.
“Dua t’i shtroj disa çështje, po sot fatkeqësisht kryeministri nuk ka gjetë kohë me ardhë në seancë. Ai ka folur për katër etapa që do të duhet t’i ketë dialogu. Pse po fillon ky proces, pa i pa dështimet në këtë proces. Pse z.Kurti po hin në një proces, ende pa i përcaktu kërkesat tona ndaj Republikës së Serbisë. Për parime kemi dëgju, por si duket prej kushteve ka hequr dorë. A qëndrojë ende kushtet e tina që pa u zbardhë fati i të pagjeturve nuk do të vazhdojë dialogu? Me çfarë ekipi po shkon ai në Bruksel, a do ta udhëheq Kurti dialogun apo Vjosa Osmani”, tha ai./arbresh.info/
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...